Kryeprokurori Kocevski: Për momentin janë arrestuar 8 persona, po zgjerohet hetim për rastin “Aditivi”

Prokurori shtetëror, Lupço Kocevski në intervistë për TV21 njoftoi se është zgjeruar procedura hetimore për rastin e njohur si “Aditiv”. Kocevski tha se janë arrestuar 8 persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi, ndërsa po hetohet edhe një person juridik.
“Ja sot, mund të them se në këtë moment, Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar, për momentin e ka zgjeruar hetimin për edhe 8 persona. Për momentin është dhënë urdhër, janë privuar nga liria”, theksoi Koveçvski.
Meqenëse janë plotësuar kushtet, prokuroria do t’i propozojë gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, masë paraburgimi ndaj të dyshuarës së parë ndërsa masa kujdesi për tetë të dyshuarit e tjerë, ndërsa për tre të dyshuarit për të cilët procedura hetimore tashmë është duke u zhvilluar, masat e vendosura më parë për sigurinë e tyre, mbeten në fuqi.