Kryeparlamentari Gashi: Kuvendi i hapur dhe transparent kërkon partnerë për forcimin e demokracisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar takim me përfaqësues të Fondacionit Kombëtar për Demokraci (NED) dhe Institutit për Politikë Europiane (EPI), ku është diskutuar për forcimin e rolit të Kuvendit, rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe modernizimin e institucionit ligjvënës.

“Një Kuvend i hapur, transparent dhe me rol të fuqishëm mbikëqyrës kërkon partnerë që ndajnë të njëjtin vizion. Kemi biseduar për prioritetet tona të përbashkëta në forcimin e demokracisë, rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe modernizimin e Kuvendit”, ka deklaruar Gashi pas takimit.

Ai ka vlerësuar se përvoja e deritanishme në bashkëpunimin me organizatat partnere krijon mundësi për zgjerimin e mëtejshëm të iniciativave që sjellin rezultate konkrete për institucionet dhe qytetarët.

Gashi ka nënvizuar se Kuvendi mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes më të madhe të qytetarëve në proceset demokratike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button