Rritet në 73.456 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Pavarësisht armëpushimit, në sulmet izraelite të kryera në 24 orët e fundit në Gaza kanë humbur jetën 2 palestinezë dhe janë plagosur 10 të tjerë.

Është rritur në 73.456 numri i palestinezëve që kanë humbur jetën nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023.

 

Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë me shkrim, ka ndarë të dhënat më të fundit mbi viktimat e shënuara nga sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Gazës që nga tetori i vitit 2023.

 

Pavarësisht armëpushimit, në sulmet izraelite të kryera në 24 orët e fundit në Gaza kanë humbur jetën 2 palestinezë dhe janë plagosur 10 të tjerë.

 

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë 1.320 palestinezë dhe janë plagosur 4.385 të tjerë. Gjithashtu raportohet se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 815 palestinezëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button