Zekerija Berisha: VLEN voton për projekte, zhvillim dhe një Shkup më funksional

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Zekerija Berisha, në cilësinë e koordinatorit të grupit të këshilltarëve të VLEN-it, së bashku me kolegët e tij, mbështeti rebalancin e buxhetit të Qytetit të Shkupit, duke votuar për projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
Berisha theksoi se me këtë votë u mbështet ndërtimi i urës dhe lidhjes së re rrugore në Komunën e Sarajit, rikonstruksioni i rrugëve, investimet në shkollat e mesme, terrenet sportive dhe hapësirat rekreative për të rinjtë.
Në kuadër të rebalancit janë mbështetur gjithashtu programet për nxënësit, pacientët onkologjikë, pastrimi i deponive dhe përmirësimi i higjienës së qytetit, si dhe institucionet dhe projektet kulturore, përfshirë përgatitjet për Shkupin – Kryeqyteti Evropian



