Kina zëvendëson projektet aziatike të USAID të ndërprera nga Trump

SHBA hoqi mbështetjen për dy projekte të mëdha ndihme në Kamboxhia, të fokusuara në shkrim-leximin e fëmijëve dhe ushqyerjen e tyre nën moshën pesë vjeç. Brenda një jave, agjencia kineze e ndihmës ndërkombëtare njoftoi se do të financonte programe të ngjashme, shkruan Bloomberg.
Reagimi i Kinës tregon gatishmërinë e saj për të zgjeruar fuqinë e butë duke mbushur boshllëqet zhvillimore të lëna nga vendet perëndimore.