Këshilltari i Trumpit, Jason Miller fiton 15 milionë dollarë në një vit

Këshilltari për një kohë të gjatë i presidentit amerikan Donald Trump, Jason Miller, fitoi rreth 15 milionë dollarë gjatë periudhës 12-mujore që përfundon në shtator 2026, sipas të dhënave financiare të zbuluara gjatë një mosmarrëveshjeje për mbështetjen e fëmijëve, raportoi të enjten “The Washington Post”, transmeton Anadolu.

Deklarata financiare e bërë nën betim, e paraqitur në një çështje gjyqësore në Majami, ofron pasqyrë të rrallë mbi të ardhurat e një aleati të ngushtë të Trumpit pas kthimit të presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Miller, emërimi i të cilit si drejtori i parë i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë të Trump u rrëzua në dhjetor 2016 pas një skandali, mbeti figurë e shquar në rrethin politik të presidentit, duke këshilluar fushatat e tij të mëvonshme dhe duke e mbrojtur shpesh atë në televizion.

Të ardhurat e tij u rritën ndjeshëm pas fitores së Trumpit në zgjedhjet e vitit 2024. Ndërsa kontabilisti i tij raportoi fitime prej rreth 879 mijë dollarë në 2023, të ardhurat e tij u rritën në 1.6 milion dollarë në 2024 dhe rreth 4 milionë dollarë në 12 muajt që përfundojnë në gusht 2025, përpara se të arrinin gati 15 milionë dollarë këtë vjeshtë, tha gazeta.

Shumica e parave erdhën përmes dy kompanive konsulente në pronësi të Millerit, “SHW Partners” dhe “Scipio Strategic”. Të dhënat bankare treguan pagesa nga qeveria e Indisë, kompania e investimeve “Bridgewater Associates”, një kompani mediatike e njohur më parë si “Paramount Skydance” dhe një konglomerat japonez.

Megjithatë, burimet e miliona dollarëve të marra përmes “Scipio”, të cilat gjeneruan 6.7 milionë dollarë, nuk u identifikuan publikisht. Miller u regjistrua gjithashtu si agjent i huaj për Indinë dhe Rumaninë gjatë kësaj periudhe ndërsa vazhdonte diskutimet për t’u bashkuar me Shtëpinë e Bardhë si një këshilltar i papaguar.

Në një deklaratë për “The Washington Post”, Miller tha se ai i ka ka marrë seriozisht detyrimet e etikës, lobimit për regjistrimin dhe zbulimin financiar dhe se ka përmbushur kërkesat në fuqi. Shtëpia e Bardhë, ndërkohë, tha se Miller nuk ka shërbyer kurrë zyrtarisht si punonjës i posaçëm i qeverisë, pavarësisht një dosjeje gjyqësore të nëntorit në të cilën ai identifikoi Shtëpinë e Bardhë si punëdhënësin e tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button