Izraeli thotë se ka vrarë edhe shefin ushtarak të Hamasit

Ushtria izraelite thotë se ka konfirmuar se shefi ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif u vra në një sulm ajror në Rripin e Gazës muajin e kaluar, raporton BBC.
Deif ishte në shënjestër në sulmin në një kompleks në zonën Khan Younis më 13 korrik. Hamasi ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij.
Njoftimi i Izraelit vjen pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismael Haniyeh, i cili u vra në Teheran, dhe komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin libanez, Bejrut.