VLEN: Provimi i jurisprudencës tashmë do të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe

Një hap i rëndësishëm për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në sistemin e drejtësisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.
Lajmi është bërë i ditur nga koalicioni VLEN, i cili përmes një njoftimi e ka cilësuar këtë zhvillim si një arritje historike për shqiptarët në vend.

“Arritje historike! Jurisprudenca tashmë zyrtarisht edhe në gjuhën shqipe!”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Sipas njoftimit, propozimi u miratua sot gjatë seancës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke mundësuar që studentët shqiptarë të kenë mundësinë ta japin provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.
“Urime studentë! Urime shqiptarë!”, përfundon reagimi i VLEN-it.



