Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka përshëndetur vendimin për mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e cilësuar atë si një ditë historike për studentët shqiptarë.

Përmes një njoftimi, Kasami theksoi se ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm drejt barazisë dhe dinjitetit të gjuhës shqipe.

„Fjalët marrin vlerë kur pas tyre qëndrojnë vepra. Sot kemi një arsye më shumë për të festuar! Studentë të dashur, ta gëzoni këtë të drejtë!”, ka shkruar Kasami.

Ai e ka përmbyllur mesazhin e tij me urimin për Festat e Nëntorit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button