Kasami pret në Komunë dy qytetarët shembullorë të qytetit: Kontributi i tyre për Tetovën meriton respekt dhe mirënjohje

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në ambientet e komunës Ziberin dhe Fatime Memetin, të cilët kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirave të Banjës së Tetovës.

Përmes një njoftimi publik, Kasami vlerësoi përkushtimin e tyre të përditshëm, duke theksuar se dashuria për qytetin dëshmohet përmes punës dhe përgjegjësisë.

“Ata janë dëshmi se dashuria për qytetin nuk shprehet vetëm me fjalë, por mbi të gjitha me punë, kujdes dhe përgjegjësi”, ka shkruar Kasami.

Ai theksoi se veprime të tilla meritojnë respekt, vlerësim dhe mirënjohje, duke shtuar se përmirësimi i qytetit është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve.

“Qytetin tonë e bëjmë më të mirë së bashku, secili duke dhënë kontributin e vet!”, përfundoi Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button