Pas reagimit të zv/kryeministrit Bekim Sali, tabela e Urës së Gurit vendoset edhe në gjuhën shqipe

Pas përurimit të ndriçimit të ri në Urën e Gurit në Shkup, vëmendje të madhe shkaktoi mungesa e gjuhës shqipe në tabelën informuese të vendosur pranë urës, raporton Zyrtare.net

Pas reagimeve për këtë çështje dhe reagimit të zëvendëskryeministrit Bekim Sali, sot tabela është plotësuar edhe në gjuhën shqipe.

Mbishkrimi në shqip tashmë figuron krahas atyre në gjuhën maqedonase, turke dhe angleze, duke bërë që tabela informuese e një prej monumenteve më të njohura të Shkupit të jetë në katër gjuhë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button