Raport: Netanyahu e telefonon Trumpin “çdo ditë” për ta shtyrë të rifillojë luftën me Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po e telefonon presidentin amerikan Donald Trump “çdo ditë”, për ta nxitur që të rifillojë veprimet ushtarake kundër Iranit, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit, raportoi të hënën gazeta britanike Financial Times.

“Netanyahu e telefonon çdo ditë [për ta nxitur të rifillojë luftën]”, i tha gazetës një person i informuar për diskutimet.

Ai tha se figura brenda dhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, të cilat kundërshtojnë rifillimin e luftimeve, po përpiqen t’i kundërvihen presionit të Netanyahut për rifillimin e luftës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button