Izraeli kryen mbi 10 sulme ajrore në Libanin jugor pavarësisht njoftimit të armëpushimit nga SHBA-ja

Izraeli kreu më shumë se dhjetë sulme ajrore në qytete të Libanit jugor të premten, pas njoftimit të SHBA-së për një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun që hyn në fuqi në orën 16:00 sipas kohës lokale, raportoi korrespondenti i Anadolus.
Më herët, një zyrtar i lartë amerikan konfirmoi për Anadolu se të dy palët kishin rënë dakord që armëpushimi të hynte në fuqi në orën 16:00 sipas kohës lokale të premten.
Izraeli gjithashtu tha se armëpushimi me Hezbollahun do të mbetet në fuqi për aq kohë sa grupi libanez e respekton atë, ndërsa ushtria izraelite do të vazhdojë të qëndrojë e dislokuar në jug të Libanit, sipas gazetës izraelite Yedioth Ahronoth.



