Aksident në Shkup, 10-vjeçari pëson lëndime të rënda

Një 10-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet në një aksident trafiku.
Sipas SPB Shkup, aksidenti ka ndodhur më 27 shtator, rreth orës 19:45, në kryqëzimin e rrugëve „Hristo Tatarçev“ dhe „Frank Harkort Maning“. Automjeti „Chevrolet“, i drejtuar nga M.G. (70) nga Shkupi, ka goditur fëmijën.
10-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.



