Bekim Sali: Raporti i KE-së kërkon më shumë rezultate në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka bërë të ditur se në Kuvend është diskutuar Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 dhe hapat që duhet të ndërmerren në procesin e integrimit evropian.

“Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend, diskutuam Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026 dhe hapat që duhet të ndërmarrim më tej.

Raporti njeh angazhimin tonë në Planin e Rritjes dhe harmonizimin e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, por na kërkon më shumë rezultate në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe administratën publike.

Vlerësimet mund të ndryshojnë sipas metodologjisë, por rëndësi ka përmbajtja: çfarë duhet përmirësuar, kush është përgjegjës dhe brenda cilit afat. Nuk na duhen gara statistikash, por reforma që zbatohen.

Si Ministri për Çështje Evropiane, do të vazhdojmë koordinimin ndërinstitucional që rekomandimet të kthehen në masa të matshme, shërbime më të mira dhe mundësi reale për qytetarët e bizneset. Integrimi evropian kërkon bashkëpunim përtej dallimeve partiake”, ka shkruar Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button