Kosovë, gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj nëntë të arrestuarve për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar nga një muaj paraburgim nëntë të arrestuarve nën dyshimet për krime lufte në Kosovë, transmeton Anadolu.

Nëntë të dyshuarit për veprën penale të krimeve të luftës u arrestuan të dielën në Komunën e Zubin Potokut, në një aksion të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.

Në caktimin e masës së paraburgimit, Gjykata vlerësoi se në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, “të njëjtit mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmangen ndjekjes penale dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë”.

Sipas gjykatës, të arrestuarit kanë nënshtetësi dhe vendbanim në Serbi, si dhe posedojnë pasaporta serbe, andaj ekziston rreziku konkret që të pandehurit me qëllim të shmangies së ndjekjes penale të largohen dhe t’i ikin drejtësisë.

Arrestimi i nëntë të dyshuarve lidhen me rastin e zhdukjes së “Grupit të Intelektualëve” të Mitrovicës. Gjatë bastisjeve në disa lokacione janë sekuestruar armë, municion, telefona, dokumente dhe rreth 23 mijë euro para të gatshme.

Autoritetet bënë të ditur se operacioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”. Mbetjet mortore të 23 personave të cilat dyshohet se i përkasin grupit janë gjetur në korrik dhe gusht të këtij viti nga gërmimet në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, ndërsa tani janë në fazën e identifikimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button