Tensione mes BDI-së dhe Lidhjes Shqiptare, replika të ashpra në Kuvend

Një debat i ashpër është zhvilluar në seancën e sotme të Kuvendit mes deputetit të BDI-së, Musa Xhaferi, dhe deputetëve të Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela dhe Ilire Dauti.
Përplasja ndodhi gjatë diskutimit për Propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të dorëzuar nga Lidhja Shqiptare. Gjatë debatit, Sela dhe Dauti akuzuan Xhaferin se po kritikon një zgjidhje ligjore që nuk e ka lexuar fare, duke theksuar se komentet e tij nuk përputhen me përmbajtjen e ligjit.
Replikat e ashpra në sallën plenare konsiderohen si kulmi i tensioneve të akumuluara ndërmjet dy blloqeve opozitare shqiptare, të cilat kohëve të fundit kanë ashpërsuar retorikën ndaj njëra-tjetrës.
Zhvillimet e sotme në Kuvend hapin dilema nëse opozita shqiptare po hyn në një fazë të re të marrëdhënieve politike, me përplasje gjithnjë e më të hapura mes BDI-së dhe Lidhjes Shqiptare.



