Ibrahimi: Në fund fiton ai që duron

Pas votimit të Qeverisë së re, ka reaguar edhe Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.
Ai shkruan se më në fund pas 22 viteve pushtet erdhi dita që BDI të shkoj në opozitë.
“Bylbyl, ky shekull or e ças ndrrohet,
bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet”
(Mjeda)
Më në fund, pas 22 viteve pushtet me korrupsion, krime, nepotizëm e klientelizëm, madje edhe me përçarje të kundërshtarëve duke manipuluar me shpirtra të njerëzve ose duke shantazhuar njerëz, erdhi kjo ditë – BDI-ja (me krejt shpurën e saj) në opozitë.
Gjithë kjo përpjekje, e nisur më 2014, na dëshmoi se – ashtu si në historitë e shenjta – në fund fiton ai që duron, që fitoren e do me zemër, që beson në idealin e tij dhe që është i bindur se është në rrugën e drejtë.
Gjithë këtë nuk e ilustron asgjë më mirë e më saktë se mbishkrimi legjendar i Alhambrës në Granadë të Spanjës – “Ngadhënjyes i vetëm është Zoti”, shkruan Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button