Ibrahimi: Enveri dikur vriste njerëz, sot “Enveri ynë” vret duke përçarë

Përarjen në Aleancën për Shqiptarët më 2024 dhe 2025, njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi ia atribuon kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, njejtë siç e sulmoi Lëvizjen BESA në vitin 2018.
Statusi i plotë i Ibrahimit:
Politika që suksesin e vet e projekton në përçarjen e partive të tjera, përveçse në vetvete dëshmon boshllëk nga çdo ideologji, kauzë, program e moral politik, kështu përdëfton edhe se mendësia enveriste e “vrasjes” së kundërshtarëve është aktive edhe sot e gjithë ditën. Dikur “Enveri ynë” i vriste realisht, ndërsa sot “Enveri ynë” i vret duke i përçarë.
Më 2018 këtë sulm e pësoi Besa, më 2022 edhe AlternAtivA, ndërsa më 2024 dhe 2025 këtë po e vuan Aleanca për Shqiptarët.
Por, populli ka thënë “Mos ia bën gropën tjetrit, sepse mund të biesh vet!”. Kësaj politike përçarëse dhe “vrasëse” po i vjen fundi. Në tetor nuk do ta kremtojmë jo vetëm fitoren në zgjedhje lokale, por edhe fitoren ndaj enverizmit antishqiptar që metaforizohet me krim e korrupsion.