Gjykata amerikane: Kompania izraelite NSO Group ka hakuar ilegalisht aplikacionin mobil WhatsApp

Një gjykatës amerikan ka vendosur në favor të aplikacionit mobil WhatsApp në një padi kundër zhvilluesit izraelit të softuerit spiunues, NSO Group, duke e akuzuar për shfrytëzimin e një dobësie në aplikacion për të instaluar softuer spiunues që lejonte ndjekjen e 1,400 personave, përfshirë gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe disidentë.

Gjykatësja Phyllis Hamilton nga Gjykata e Qarkut në shtetin federal të Kalifornisë vendosi për një proces të përshpejtuar në favor të WhatsApp për dëmshpërblim që rrjedh nga hakimi i aplikacionit dhe shkelja e detyrimeve kontraktuale nga NSO Group, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga mediat amerikane. /MIA/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button