Kasami merr pjesë në hapjen e Shtegut të Malit Sharr, synohet zhvillimi i turizmit malor

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mori pjesë në hapjen e Shtegut të Malit Sharr, një iniciativë që synon promovimin e bukurive natyrore dhe zhvillimin e turizmit malor në rajon.
Kasami falënderoi ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pammer, dhe Klubin Bjeshkatar “Tetova” për kontributin në realizimin e kësaj nisme, duke theksuar se Komuna e Tetovës do të vazhdojë të mbështesë projekte për promovimin dhe mbrojtjen e pasurive natyrore.
“Sot, mora pjesë në hapjen e Shtegut të Malit Sharr, një iniciativë që kontribuon në promovimin e bukurive natyrore dhe zhvillimin e turizmit malor në rajonin tonë. Falënderoj ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, z. Martin Pammer, si dhe Klubin Bjeshkatar ‘Tetova’, për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tyre në realizimin e kësaj nisme.
Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar të mbështesë projekte dhe iniciativa që promovojnë Malin Sharr, mbrojnë pasuritë tona natyrore dhe krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit!”, deklaroi Bilall Kasami.



