Kryeparlamentari Gashi: Kuvendi dhe Gjykata Administrative vendosin lidhje digjitale përmes platformës EPUS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, për vendosjen e lidhjes digjitale ndërmjet dy institucioneve përmes platformës softuerike EPUS.

Gashi bëri të ditur se memorandumi synon lehtësimin dhe përshpejtimin e komunikimit institucional, si dhe digjitalizimin e shkëmbimit të dokumenteve dhe akteve gjatë procedurave administrative-gjyqësore.

“Qëllimi i këtij memorandumi është lehtësimi dhe përshpejtimi i komunikimit ndërmjet dy institucioneve, si dhe digjitalizimi i shkëmbimit të dokumenteve dhe akteve gjatë procedurave administrative-gjyqësore. Digjitalizimi i proceseve institucionale është një hap drejt komunikimit më efikas, procedurave më të shpejta dhe shërbimit më të mirë institucional”, deklaroi Afrim Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button