Gashi takon delegacionin e Kryqit të Kuq: Mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme në momentet më të vështira

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka realizuar një takim me delegacionin e Kryqit të Kuq, në të cilin ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme që kjo organizatë ka ofruar në momentet më të vështira, përfshirë tragjedinë e zjarrit në Koçan.
“Kisha kënaqësinë të pres në takim delegacionin e Kryqit të Kuq, ku shpreha mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme që kjo organizatë ka ofruar në momentet më të vështira, përfshirë tragjedinë e zjarrit në Koçan.
Theksova se veprimtaria e Kryqit të Kuq, përveç ndihmës, është një simbol i shpresës, humanizmit dhe solidaritetit. Prandaj, në kuadër të shënimit të 80-vjetorit të Kryqit të Kuq, shpreha angazhimin e Kuvendit për të vazhduar të mbështesë këtë organizatë të shquar, në përkushtimin për një shoqëri me vlera humane.
Vlerësova se një delegacion dhe organizatë e tillë, me përfaqësues nga gjitha shtetet e rajonit, është dëshmi se si solidariteti dhe bashkëpunimi mund të tejkalojnë çdo interes etnik, shtetëror e politik”, ka deklaruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button