Media iraniane: Raketë e lëshuar nga SHBA-ja godet periferinë e ishullit Keshm në Iranin jugor

Një raketë e lëshuar nga SHBA-ja goditi një zonë në periferi të ishullit Keshm, në jug të Iranit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Tasnim, raketa goditi një zonë pranë qytetit Keshm rreth orës 18:50 sipas kohës lokale.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo konfirmim se cili ishte objektivi i raketës.

SHBA-ja ende nuk ka reaguar lidhur me incidentin.

Incidenti vjen në një kohë kur SHBA-ja ka rifilluar sulmet ushtarake ndaj ishullit Keshm, në Gjirin Persik, pranë Ngushticës së Hormuzit me rëndësi strategjike. Transmetuesi iranian IRIB raportoi të martën se forcat amerikane kishin goditur disa lokacione në ishull.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftë kundër Iranit më 28 shkurt. Teherani u kundërpërgjigj duke sulmuar Izraelin dhe objektet ushtarake amerikane në vendet arabe.

SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në qershor dhe nisën negociatat, të cilat më vonë ngecën për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me mënyrën e garantimit të lundrimit të sigurt dhe të lirë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Luftimet mes SHBA-së dhe Iranit kanë shpërthyer herë pas here që nga korriku, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button