Bekim Sali takon strukturat e VLEN-it në Dollnen: Diskutojnë zhvillimet politike dhe sfidat e ardhshme

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, gjatë vizitës në Komunën e Dollnenit, ka zhvilluar një takim me strukturat e VLEN-it, ku në fokus kanë qenë zhvillimet aktuale politike, angazhimi i përbashkët dhe sfidat që i presin në periudhën e ardhshme.

Sali bëri të ditur se takime të tilla janë të rëndësishme për të dëgjuar nga afër aktivistët, për të shkëmbyer ide dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet strukturave.

“Takime të tilla janë gjithmonë të rëndësishme për të dëgjuar nga afër aktivistët, për të shkëmbyer ide dhe për të forcuar bashkëpunimin. Energjia, përkushtimi dhe uniteti i strukturave tona janë dëshmi se kemi vullnet dhe përgjegjësi për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve“, ka deklaruar Sali.

Ai e përmbylli mesazhin e tij duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit brenda koalicionit, me moton: „Me besim, vendosmëri dhe të bashkuar, vazhdojmë përpara. Sepse VLEN është një!“

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button