Gashi: Shumica mund të ketë mbi dy të tretat e deputetëve

Shumica parlamentare është e qëndrueshme, por është e mundur që ajo të ketë mbi dy të tretat e deputetëve, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një konferencë për shtyp me rastin e njëvjetorit të përbërjes aktuale parlamentare. “Skena politike po pastrohet,” shtoi ai, “dhe dihet se si do të vazhdojë puna e Kuvendit.”

“Është e mundur që shumica të zgjerohet. Po flasim për mbi 70 deputetë… Në këtë situatë, flasim për rreth dy të tretat e Kuvendit”, tha Gashi, duke theksuar se për ta është e rëndësishme që sa më shumë deputetë t’i bashkohen përpjekjes së sinqertë për rritjen e standardit të jetesës.

Gashi theksoi se Kuvendi do të ratifikojë marrëveshjen për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, e cila përfshin investime prej gjashtë miliardë eurosh me projekte konkrete.

“Para nesh është një vit i suksesshëm që presim të ndikojë në të gjithë qytetarët”, tha Gashi.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ai e përsëriti qëndrimin se është e nevojshme që procesi të jetë i parashikueshëm, në mënyrë që të sigurohemi se ai nuk do të bëhet objekt i bilateralizimit. Gashi deklaroi se në të gjitha takimet jashtë vendit dhe me përfaqësues të huaj është kërkuar mbështetje për të mos pasur një tjetër bllokadë në fillimin e negociatave me BE-në.

Në konferencën për shtyp, kryetari i Kuvendit njoftoi edhe për një projektligj që shpall zonë sigurie hapësirën përreth Kuvendit. Drafti i këtij ligji u është shpërndarë koordinatorëve të grupeve parlamentare në takimin e fundit. — Kuvendi të ketë oborrin dhe parkingun e vet, tha Gashi, duke shpjeguar se toka përreth ndërtesës së Kuvendit, e cila ka qenë në pronësi private, me ligj do të mund të blihet dhe të bëhet pronë shtetërore. Ai nuk sqaroi se sa mjete do të nevojiten për këtë qëllim dhe nëse do të mbulohen nga Buxheti i Kuvendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button