Gashi nga Sofja: E ardhmja e rajonit është në familjen evropiane

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në sesionin e 13-të plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë, ku ka theksuar rëndësinë e dialogut ndërparlamentar dhe procesit të integrimit evropian.

“Pata kënaqësinë të marr pjesë në sesionin e 13-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, i cili u mbajt në Sofje, Bullgari.

Në debatin e përgjithshëm theksova rëndësinë e dialogut ndërparlamentar si urë besimi mes vendeve të rajonit dhe si instrument kyç për forcimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit.

Në fjalën time, vura në dukje se Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj procesit të integrimit europian, si dhe nevojën që ky proces të jetë i qartë, i drejtë dhe i parashikueshëm, i bazuar në kritere të qarta.

Rikonfirmova angazhimin tim për të kontribuar në ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm, të bashkuar dhe plotësisht të integruar në familjen europiane”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button