Forcat izraelite vr.asin një palestinez pranë Jeninit gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor të pushtuar

Forcat pushtuese izraelite qëlluan dhe vranë një palestinez pranë Jeninit, në veriun e Bregut Perëndimor të pushtuar, të premten herët në mëngjes, raportoi televizioni izraelit Channel 12.
Televizioni pretendoi se palestinezi kishte tentuar të godiste me thikë trupat izraelite gjatë një operacioni ushtarak, përpara se ushtarët të hapnin zjarr dhe ta vrisnin.
Më herët, forcat izraelite kryen bastisje dhe kontrolle në disa zona të Jeninit.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se ekipet e saj trajtuan një djalë 14-vjeçar, i cili u qëllua me municion të vërtetë në gjoks dhe shpinë gjatë një bastisjeje izraelite pranë Universitetit Arab-Amerikan.
I mituri u dërgua në spital, shtoi organizata.
Bregu Perëndimor i pushtuar ka përjetuar përshkallëzim të vazhdueshëm të sulmeve nga kolonët ilegalë dhe operacioneve ushtarake izraelite që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza në tetor 2023. Paralelisht, ka vijuar zgjerimi i postblloqeve dhe vendbanimeve ilegale, ndërtimi i rrugëve dhe shtimi i kufizimeve ndaj lëvizjes së palestinezëve.



