35 zjarre të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, pesë ende aktive

Deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar gjithsej 35 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat pesë janë aktive, dy janë nën kontroll dhe 28 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Pesë zjarret aktive janë:
- Komuna e Prilepit: fshati Çanishte – në drejtim të fshatit Krushevicë, Lopaticë, Dunje dhe një degëzim drejt lumit Cërna Reka. Po digjet vegjetacion i ulët.
- Komuna e Studeniçanit: fshatrat Moranë – Vërtekicë – Gaberr, ku është përfshirë pyll i përzier.
- Komuna e Makedonski Brodit: lokaliteti Vidush, pranë fshatit Dragov Dol dhe pranë fshatit Lokvicë, ku po digjet vegjetacion i ulët, pyll me trungje të ulëta dhe shkurre.
- Komuna e Kërçovës: fshati Tajmishte, lokaliteti Darda, ku është përfshirë pyll i lartë ahu.
- Komuna e Likovës: fshati Nikushtak, ku po digjet vegjetacion i ulët dhe pyll.
Dy zjarre janë nën kontroll: në komunën e Mogilës, në fshatin Mojno, ku po digjet vegjetacion i ulët, dhe në komunën e Krushevës, në zonën mes fshatrave Belushino dhe Jakrenovë, ku është përfshirë vegjetacion i ulët dhe pyll i degraduar dushku.
Në total, 28 zjarre janë shuar.



