Bitcoin shënon rënie pasi Trump zbaton tarifat e reja

Çmimi i Bitcoin-it shënoi rënie prej 7.09 për qind pasi presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të shtunën që vendos tarifa për importet nga Meksika, Kanadaja dhe Kina, raporton Anadolu.

Çmimi i Bitcoin-it ra deri në nivelin prej rreth 91.250 dollarë ndërsa kapitalizimi i tregut ra në 1,86 trilion dollarë.

Vëllimi i transaksioneve me Bitcoin në 24-orët e fundit ishte rreth 97,4 miliardë dollarë.

Muajin e kaluar, çmimi i Bitcoin-it regjistroi vlerën më të lartë ndonjëherë prej rreth 109.000 dollarë për shkak të inaugurimit të Trumpit.

Përpos Bitcoin-it, rënie shënoi gjithashtu edhe Ethereum, kriptovaluta e dytë më e fuqishme. Ethereum shënoi rënie prej 21 për qind duke arritur vlerën më të ulët prej rreth 2.130 dollarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button