Babai i Vanjas do të gjykohet për rrëmbimin e fëmijës së tij

Gjykata Penale e Shkupit e pranoi aktakuzën e Prokurorisë Themelore Publike, me të cilën tre të akuzuarit Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Keshishev akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.

Kundërshtimet e mbrojtjes janë refuzuar si të pabaza dhe aktakuza për të katërt është miratuar në tërësi.

Për rrëmbimin si person i katërt akuzohet edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili gjatë gjithë hetimeve mohon çdo lidhje me rrëmbimin e vajzës së tij. Së shpejti pritet të caktohet seanca e parë gjyqësore.

– Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aktit si dhe kundërshtimeve të parashtruara kundër akuzës nga mbrojtja e të akuzuarit, prokuroria mori vendim me të cilin – Refuzohen si të pabazuara kundërshtimet e mbrojtjes, dhe aktakuza miratohet në tërësi. Në bazë të aktakuzës së aprovuar është ngritur lënda penalo-juridike e cila sipas sistemit AKMIS do të ndahet për veprime të mëtutjeshme, për të cilën duke vlerësuar interesin publik për rastin, publiku do të njoftohet menjëherë, deklaroi gjykata.

Pas arrestimit, tre të pandehurit kanë dhënë deklarata të veçanta identike për vrasjet mizore dhe të gjithë e kanë vënë në dukje Palevskin si organizator të rrëmbimeve dhe vrasjeve dhe se ai personalisht ia ka marrë jetën vajzës dhe të moshuarit nga Velesi.

I dyshuari i parë në këtë rast, Ljupço Palevski – Pallço, nuk ishte i përfshirë në aktakuzë për shkak se fillimisht kishte ikur në Turqi, nga ku më 15 maj u ekstradua. Hetimi ka vijuar për të dhe një person tjetër, i cili dyshohet se e ka ndihmuar në arratisjen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button