Adnan Azizi: Budallakia e DUI-stëve, shqetësohen pse është liruar Blerim Ramadani
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi i cilëson budallallëk shqetësimet e BDI-së se pse është liruar ish ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani dhe për të njejtën duhet të merren në pyetje liderët e VLEN-it.
Statusi i Adnan Azizit në Facebook:
BDI qënka shqetësuar për lirimin e Blerim Ramadanit dhe kërkon që liderët e VLEN duheshka të përgjigjen dhe të merren në pyetje në prokurori!
Se di a është ky budallallëk i DUI-stëve apo vërtet ua ka pi sorra mend dhe kanë filluar ti heqin vetë maskat e tyre?!
Tash ka mbetur vetëm që DUI-stat të pajtohen me qëndrimet e LSDM-së e cila tashmë dy javë në konferenca për shtyp shprehet e çartur për këtë rast dhe i quaj kriminelë ish-ushtarët e UÇK-së!
U ranë shpejtë maskat dhe e nxorrën vet në shesh se si këta të BDI ashtu edhe ata të LSDM janë vegël e Serbisë dhe Vuçiqit.