Shteti inkasoi 10 milionë euro nga gjobat e “Safe City”

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen në buxhetin e shtetit nga gjobat përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se bëhet fjalë për vlerësime fillestare dhe jo për shifra përfundimtare, pasi viti ende nuk ka përfunduar.
“Prurjet e përgjithshme që pritet të hyjnë çdo vit në buxhetin e shtetit janë rreth 10 milionë euro. Këto nuk janë shifra të përcaktuara saktësisht. Viti nuk ka përfunduar ende, por bazuar në dinamikën aktuale, pritjet janë që shuma të jetë rreth 10 milionë euro”, deklaroi Toshkovski. Nga këto mjete, 25 për qind, përkatësisht rreth 2,5 milionë euro, janë të destinuara për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe do të riinvestohen në zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të sistemit “Qyteti i Sigurt”.

“Pikërisht 25 për qind janë të destinuara për buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këto mjete do të riinvestohen në gjithçka që lidhet me zbatimin dhe avancimin e sistemit ‘Qyteti i Sigurt’”, tha ministri. Toshkovski theksoi se qëllimi kryesor i projektit nuk është mbushja e buxhetit me para nga gjobat, por rritja e sigurisë në komunikacion.

“Po e përsëris për të miliardën herë, qëllimi i këtij projekti nuk është mbushja e buxhetit të shtetit”, deklaroi Toshkovski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button