Galatasaray arrin marrëveshje personale me Victor Osimhen

Galatasaray dhe Victor Osimhen kanë arritur marrëveshje për kushtet personale, për një kontratë trevjeçare, raporton Fabrizio Romano.
Pasi mori ‘PO’ nga sulmuesi nigerian, Galatasaray do t’i drejtohet sërish Napolit me një ofertë të re.
Propozimi i mëparshëm prej 60 milionë eurosh ishte refuzuar nga Napoli, i cili kërkon më shumë dhe me kushte më të favorshme pagese.
Për momentin, Napoli nuk ka ndërmend të ulë çmimin për kartonin e Osimhenit.
Nga ana tjetër, Osimhen kishte refuzuar më herët një ofertë të madhe nga Al Hilal, pavarësisht shifrave të larta të ofruara.
Gjithashtu, klubet e Ligës Premier janë të tërhequra për shkak të pagës së lartë të lojtarit.
Tashmë pritet të shihet nëse Galatasaray do të arrijë marrëveshje edhe me Napolin për të finalizuar transferimin e bujshëm.