Luis Hamilton: Sot fillojmë një epokë të re!

Luis Hamilton nga sot edhe zyrtarisht ka filluar aventurën e tij me ekipin e Ferrarit.
Ai ka thënë se këtë ditë do ta mbajë mend përgjithmonë dhe se menzi pret të shoh se cfarë historie do të shkruajnë së bashku.
“Ka disa ditë që e di se do t’i mbash mend përgjithmonë, dhe sot, dita ime e parë si pilot i Ferrarit, është një prej atyre ditëve. Kam pasur fatin të arrij gjëra në karrierën time që kurrë nuk i kam menduar të mundshme, por një pjesë e imja gjithmonë ka mbajtur gjallë ëndrrën për të garuar me të kuqe. Nuk mund të isha më i lumtur që po e realizoj atë ëndërr sot.
Sot nis një epokë e re në historinë e kësaj skuadre ikonike, dhe mezi pres të shoh se çfarë historie do të shkruajmë së bashku”, ka shkruar Hamilton.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button