Zv/kryeministrja e Belgjikës mbështet urdhër-arrestin e GJNP-së për Netanyahun
Zëvendëskryeministrja e Belgjikës, Petra De Sutter tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Gaza duhet të zbatonte urdhrin e arrestit dhe të ndalonte partneritetin me Izraelin, transmeton Anadolu.
Në deklaratën në llogarinë e saj në mediat sociale, De Sutter tha: “Evropa duhet të praktikojë vendimin, të vendosë sanksione ekonomike, të pezullojë Marrëveshjen e Asociimit me Izraelin dhe të mbështesë këto urdhra arresti. Krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit nuk mund të mbeten të pandëshkuara”.
Në deklaratën e GJNP-së bëhet e ditur se për Netanyahun dhe Gallantin është lëshuar një urdhër-arresti për shkak të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera në Rripin e Gazës.
Gjykata hodhi poshtë gjithashtu kundërshtimet e Izraelit ndaj juridiksionit të GJNP-së dhe vendosi se ai ka juridiksion mbi krimet e kryera në territorin palestinez.