MASH: Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim arsimor me Kosovën, me fokus arsimi profesional dhe arsimi i të rriturve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës do të bashkëpunojnë në fushën e arsimit, me fokus në arsimin profesional dhe trajnim, si dhe arsimin e të rriturve.

Dy ministret përkatëse Vesna Janevska dhe Arbërie Nagavci sot në Prishtinë nënshkruan Memorandumin trevjeçar të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit, i cili parasheh kontakte të drejtpërdrejta të institucioneve arsimore, shkëmbimin e publikimeve, literaturës dhe materialeve kërkimore, si dhe shkëmbimin e mësimdhënësve. Me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit profesional dhe trajnimit, të dyja palët do të shkëmbejnë përvoja për reforma në arsim dhe programe mësimore, ndërsa shkollat e mesme profesionale do të intensifikojnë kontaktet e ndërsjella përmes partneriteteve dhe rrjeteve shkollore, ndërsa nxënësit do të mund të marrin pjesë së bashku në evente të ndryshme arsimore.

Në fushën e arsimit të të rriturve do të shkëmbehet literatura profesionale dhe ekspertë, do të organizohen konferenca dhe evente të përbashkëta dhe do të krijohen kushte për bash-këpunim më të ngushtë të qendrave të veçanta për arsimin e të rriturve.

Formalizimi i bashkëpunimit promovon mirëkuptim më të madh të ndërsjellë dhe kontribuon në përforcimin e lidhjeve arsimore mes dy vendeve përmes ndarjes së burimeve, që është në interes të ngritjes së cilësisë së arsimit, njohurive dhe shkathtësive të të rinjve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button