Mickoski pas takimit me Kurtin: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor, në NATO e BE

Pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët midis qeverive, të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti kanë mbajtur konferencë për shtyp.
Kryeministri Mickoski falënderoi Kurtin për mikpritjen, ndërsa foli edhe për të ardhmen e rajonit.
Ai tha se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe BE dhe se e kaluara duhet të harrohet.

“Takimi ynë ishte produktiv dhe i mbushur me dialog të sinqertë, që është parakusht për përforcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Biseduam për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturor. U morëm vesh për hapa konkret që do të ndikojnë në lidhjen tregtare. U kushtuam vëmendje arsimit, kulturës dhe të rinjve. Investimi në këto sfera është investim në të ardhmen”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button