Helmohen dhjetëra kadetë në Akademinë Ushtarake

Ministria e Mbrojtjes informon se dje në orët e hershme të mëngjesit njëzet kadetë dhe dy oficerë të qendrës së trajnimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” janë ankuar për të përziera të përcjella me të vjella.

“Fillimisht tre kadetë janë ankuar për të përziera të pasuara me të vjella, më pas janë transferuar me urgjencë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku janë ekzaminuar nga mjeku kujdestar dhe të dytë janë kthyer pa një diagnozë specifike, dhe një kadet është shtruar në spital dhe pritet të kthehet sot në repart. Më vonë, shtatëmbëdhjetë kadetë të tjerë dhe dy oficerë u ankuan me simptoma të njëjta, pas së cilës të gjithë u dërguan në Klinikën Infektive, ku u trajtuan nga stafi mjekësor dhe pasi u deklaruan të stabilizuar, u liruan përsëri në repart. Pas marrjes së informacionit, Ministria ka kërkuar menjëherë Qendrën Mjekësore Ushtarake së bashku me inspektorët e Qendrës së Shëndetit Publik dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të hetojnë shkakun e këtij rasti”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Siç theksojnë ata, një mbikëqyrje e jashtëzakonshme higjieno-epidemiologjike dje është kryer nga ekipet e Qendrës për Shëndet Publik, Institutit për Shëndet Publik, Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor dhe Agjencisë së Ushqimit në kazermën “Goce Dellçev”, dhe nga Qendra Mjekësore Ushtarake në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, ku edhe 4 persona janë ankuar për sëmundje të stomakut dhe janë marrë mostra kontrolli për ekzaminim.

“Qëllimi i këtyre vëzhgimeve të jashtëzakonshme është të zvogëlojë ose eliminojë plotësisht të gjitha rreziqet që mund të ndikojnë në shëndetin e njerëzve. Pas rezultateve të marra nga testet, të cilat i presim gjatë ditës së sotme, do të ndërmerren hapa të mëtutjeshëm në përputhje me rekomandimet e institucioneve kompetente”, ka përfunduar Ministria e Mbrojtjes.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button