Kapet trafikuesi 23 vjeçar në Tetovë

Me datë 05.09.2024, në ora 15:15, në rrugën “Braqa Milladinovci” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë e kanë ndaluar L.M (23) nga Tetova pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.
“Më pas, zyrtarët policor kontrolluan shtëpinë e tij ku gjetën tre qese me gjithsej rreth 150 gramë marijuanë dhe një peshore dixhitale. L.M. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, njoftojnë nga MPB.