Për dhjetë vite në RMV 551 lejlekë më shumë

Në Maqedoni janë regjistruar 1765 fole lejlekësh gjatë regjistrimit të fundit të kryer nga Shoqëria Ekologjike Maqedonase. Regjistrimi është bërë në kuadër të regjistrimit të tetë evropian të lejlekëve, i cili bëhet çdo 10 vjet, ndërsa në Maqedoni për herë të parë është realizuar në vitin 2014.

Nga këto 1765 fole, 1388 janë aktive dhe 389 joaktive. Numri i përgjithshëm i lejlekëve të çelur është 3,934.

Krahasuar me regjistrimin e vitit 2015, në Maqedoni ka rritje të numrit të lejlekëve për 60%, ku numri i foleve aktive është rritur nga 837 në 1388. Gjithashtu, këtë vit kanë dalë 49% më shumë të rinj në krahasim me vitin 2014 (1964).

Rajonet me më së shumti fole lejlekësh janë Pellagonia me 541 dhe Ovçe Pole me 326. Në Pellagoni ka pasur edhe numrin më të madh të të rinjve – 1,170, pasuar nga Ovçe Pole dhe Koçansko Pole me 707. Tre fshatrat me më shumë fole lejlekësh janë Stojakova me 53, Bogorodica me 45 dhe Rosomani me 41.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button