Barcelona “harron” Nico Williams, akord me fantazistin që shkëlqeu në Euro 2024

Barcelona harron Nico Williams dhe “hidhet” e gjitha në sulm për Dani Olmon. Drejtuesit blaugranë janë aktualisht totalisht të fokusuar për të mbyllur marrëveshjen me Leipzig dhe për të transferuar në Katalonjë mesfushorin e avancuar që shkëlqeu në Euro 2024.

Operacioni është në rrugë të mbarë me Olmon që ka arritur marrëveshjen personale me Barcelonën dhe është gati të firmosë një kontratë deri në qershorin e vitit 2030. Tashmë, Olmo është në pritje që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët, me Barcelonën që ofron 55 milionë euro.
Kësaj ofertë, katalanasit i shtojnë edhe bonuset, katër milionë euro në bazë të prezencave të Olmos me Barcelonën si dhe tre milionë të tjerë në varësi të trofeve që Barcelona do të fitojë.

Tashmë, “topi” është në fushën e Leipzig me gjermanët që janë tërhequr për të vlerësuar ofertën e spanjollëve teksa gjasat janë që transferimi të mbyllet me sukses nisur edhe nga vetë dëshira e lojtarit që tashmë ka nisur të ëndërrojë për një karrierë me blaugranat.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button