Tensione në protestën e studentëve, thyejnë derën e FSHN-së dhe marshojnë drejt Ministrisë!

Vijojnë përplasjet e studentëve me policinë e Edi Ramës, këtë të martë përballë Ministrisë së Arsimit në Tiranë
Të rinjtë sërish shkëputën kangjellat e trotuarit dhe i vendosën në mes të rrugës së Durrësit.
Sakaq, policia nga krahu tjetër u pozicionua me autobotin e ujit dhe FNSH.
Ata filluan të hedhin ujë në drejtim të studentëve, ndërsa këta të fundit nuk largohen duke goditur me gurë policinë.



