Gjendet i vdekur një 79-vjeçar nga Shkupi, obduksioni do të përcaktojë shkakun e vdekjes

Më 13 tetor 2026, rreth orës 16:45, në Stacionin Policor të Ropotovës është raportuar se në fshatin Zërzë, në komunën e Dollnenit, është gjetur i vdekur T.B. (79), nga Shkupi.

Vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Prilep, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i Njësisë së Punëve të Brendshme në Prilep.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button