Çfarë përmban plani me tre faza për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Një propozim me tre faza që do t’i jepte fund luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza është pranuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Katërmbëdhjetë nga 15 anëtarët e këshillit votuan në favor të rezolutës së hartuar nga SHBA, me vetëm Rusinë që abstenoi.

Propozimi i armëpushimit u kërkon të dyja palëve të zbatojnë plotësisht pikat e rezolutës “pa vonesë dhe pa kushte”.

Por çfarë përfshijnë këto faza dhe çfarë kanë thënë Izraeli dhe Hamasi për planin që nga miratimi i tij?

Faza e parë

Presidenti i SHBA-së Xho Bajden shpalosi tre fazat e propozimit gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë më 31 maj.

Faza e parë do të ishte një “armëpushim i plotë” që do të zgjaste gjashtë javë dhe do të shihte tërheqjen e forcave izraelite nga të gjitha zonat me popullsi të dendur të Gazës.

Gjatë kësaj kohe, Hamasi do të lironte një numër të papërcaktuar pengjesh, duke përfshirë gra, të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë.

Ndihma humanitare do të lejohej lirisht në Gaza, me 600 kamionë që do të hynin çdo ditë në enklavë, ndërsa civilët palestinezë do të ktheheshin në shtëpitë dhe lagjet e tyre.

Bajden tha se Izraeli dhe Hamasi do të negociojnë një përfundim të përhershëm të luftimeve derisa të jetë në fuqi ky armëpushim. Nëse negociatat do të zgjasin më shumë se gjashtë javë, armëpushimi do të vazhdojë për aq kohë sa duhet për të arritur një marrëveshje, shtoi ai.

Faza e dytë

Bajden e përshkroi atë si një “fund të përhershëm të armiqësive”.

Ai do të përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura izraelitë të gjallë, përfshirë ushtarët meshkuj, dhe Izraeli do të tërhiqte të gjitha forcat e tij nga Gaza.

Presidenti pranoi se kishte “një numër detajesh për të negociuar për të kaluar nga faza e parë në fazën e dytë”.

Faza e tretë

Faza përfundimtare kërkon fillimin e një rindërtimi të madh të Gazës, e cila përballet me dekada rindërtimi nga shkatërrimet e shkaktuara nga lufta.

Çdo trup i fundit e pengjeve që janë vrarë do t’u kthehen familjeve të tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button