Pagat deri në 2.227 euro! Bechtel dhe Enka kërkojnë 1.200 punëtorë në Maqedoni

Një mundësi e madhe punësimi hapet në Maqedoninë e Veriut! Konsorciumi “Bechtel dhe Enka” kërkon 1.200 punëtorë për ndërtimin e autostradës Prilep–Manastir.
Në mesin e profesioneve të kërkuara janë inxhinierë, gjeodetë, laborantë, operatorë të makinerive ndërtimore, shoferë, si dhe punëtorë të kualifikuar e të pakualifikuar.
Pagat fillojnë nga 975 euro, ndërsa paga mesatare e raportuar për vitin 2025 ka arritur në rreth 2.227 euro.
Panairi i punësimit po mbahet në Prilep dhe do të zgjasë disa ditë.



