Selami në UEJL: Thekson rolin e Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

Avokati i Popullit, Faton Selami, ka marrë pjesë në ditën e dytë të Konferencës së Shtatë Ndërkombëtare Shkencore të Shkencave Juridike, e mbajtur në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë.

Konferenca trajton tema që lidhen me migracionin, lëvizshmërinë, arsimin, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit përtej kufijve.

Me këtë rast, Selami iu drejtua të pranishmëve me një fjalim me temë “Roli i Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ku theksoi rëndësinë e mandatit të institucionit në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ai gjithashtu vuri në pah rolin e Avokatit të Popullit si Raportues Kombëtar për trafikimin e qenieve njerëzore dhe migracionin e paligjshëm.

Selami vlerësoi se konferenca të tilla shkencore përbëjnë mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe ideve, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button