Stuhia dëmtoi simbolin e tërmetit në Shkup: U dëmtua ora e Muzeut të Qytetit

Pas stuhisë së fuqishme që dje goditi kryeqytetin, dëmtime janë regjistruar edhe në një nga simbolet më të njohura të qytetit – orën e Muzeut të Qytetit të Shkupit.
Stuhia e fortë që përfshiu dje disa pjesë të vendit shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në mesin e objekteve të dëmtuara u gjet edhe ora e njohur e Muzeut të Qytetit të Shkupit.
Fotografitë që nga mëngjesi po shpërndahen masivisht në rrjetet sociale tregojnë se është dëmtuar akrepi i minutave i orës, e cila për dekada me radhë ka qenë një nga shenjat më të njohura të kryeqytetit.
Përveç këtij objekti, stuhia shkaktoi dëme edhe në disa institucione shtetërore dhe objekte me rëndësi jetike, ndërsa shërbimet kompetente vazhdojnë vlerësimin e pasojave dhe punën për sanimin e dëmeve.



