Studim: Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta rrit rrezikun e vdekjes nga kanceri

Studimi zbuloi se qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta çdo ditë mund të shoqërohet me një rrezik të shtuar të vdekjes nga kanceri, transmeton Anadolu.

Në studimin e publikuar në revistën “PLOS Medicine”, është shqyrtuar lidhja mes pasivitetit dhe rrezikut të vdekjes nga kanceri.

Në studimin, i cili ekzaminoi të dhëna nga rreth 90 mijë njerëz për një mesatare prej 12 vitesh, gjetjet treguan se pasiviteti që zgjat më shumë se 30 minuta ndërsa ishte zgjuar çdo ditë shoqërohej me një rrezik në rritje të kancerit.

Prandaj, u deklarua se çdo orë shtesë e pasivitetit të zgjatur çdo ditë shoqërohej me një rritje afërsisht 10 për qind të rrezikut të vdekjes nga kanceri.

Aktivitetet fizike ulin rrezikun

Studimi zbuloi gjithashtu se zëvendësimi i pasivitetit afatgjatë me një orë aktivitet të lehtë fizik çdo ditë, rezultoi në një ulje prej 12 për qind të rrezikut të vdekjes nga kanceri.

Në këtë kuadër u theksua se zëvendësimi i 30 minutave pasiviteti çdo ditë me aktivitet fizik me intensitet mesatar, si ecja me ritëm mesatar, ul rrezikun me 8 për qind dhe zëvendësimi i tij me 5 minuta aktivitet fizik intensiv, ul rrezikun me 22 për qind.

Më tej u tha se meqenëse hulumtimi bazohej në analizën statistikore të një studimi vëzhgues, lidhja e shkakësisë nuk u vërtetua dhe nevojiteshin kërkime të mëtejshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button