Nga Shkupi drejt majave të barberisë botërore — talenti dhe kreativiteti i djemve tanë po kalojnë kufijtë

Berberat nga Shkupi, Esir Ismani dhe Vullnet Muça janë pjesë e Kampionatit Botëror CMC, ku do të garojnë si përfaqësues tê Team Albania. Gara, e cila zhvillohet më 25 dhe 26 tetor, mbledh pjesëmarrës nga bota e barberisë dhe artit të flokëve.
Njêri nga garuesit, Esir Ismani ka ndarë njoftimin për pjesëmarrjen e tij, duke theksuar punën dhe përkushtimin e madh që ka bërë për të arritur në këtë skenë ndërkombëtare.
“Momenti ka ardhur. Pas shumë orësh pune dhe përkushtimi, jam krenar të njoftoj se do të garoj në skenën e Kampionatit Botëror.”
Shkupjanët garojnë si pjesë e Team Albania në 38th CMC World Champion.



